Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

13:46 | 27 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve”  me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm