Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

13:18 | 30 Nëntor 2022
E.H

 Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Migjeni” në Kacanik, policia ka arrestuar një person të kërkuar me iniciale A.B. 22 vjecar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej 30 ditëve”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme