Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

15:06 | 22 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Është arrestuar personi i kërkuar ne Kaçanik.

Ne njoftimin e policisë behet e ditur se i arrestuari ishte ne kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për disa vepra penale.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, në rrugën ‘’Sali Bajra’’ në Kaçanik ka ndaluar personin me inicialet U.R (M/K), 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme