Sot, në orën 00:30 të mëngjesit policët e stacionit në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë pranuar një informacion se, në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit është ndaluar personi i kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet F.K (M/K) i moshës 24 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve .
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në komunikatën e policisë. /arbresh.info/
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...