Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

13:35 | 22 Shtator 2022
A. B.

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje ” me dënim burgimi prej një (1) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme