Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

08:31 | 22 Shtator 2021
S D

Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë një person me inicialet:  E.R, ( M/K),  46  vjeçar, transmeton arbresh.info.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën  penale ‘’Vjedhje e pyjeve’’, me dënim burgimi prej tre (3) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme