Arrestohet një person i kërkuar me urdhër të gjykatës, ishte dënuar më 18 muaj burgim

14:53 | 19 Shtator 2024
E.K

Policia e Gjilanit njoftoi sot se ka arrestuar një person që ishte në kërkim për një urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore e këtij qyteti.

M.D., i lindur në vitin 1962, ishte dënuar me 18 muaj burgim për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar për të vuajtur dënimin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.09.2024 kanë arrestuar M.D. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme