Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që të ndalojë dhe të arrestojë, sot një person nga Ferizaj, me inicialet K.S (M/K) , i moshës 30 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...