Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar sot një person të dyshuar për një rast vrasjeje në tentativë, i ndodhur më 02.06.2023 në fshatin Shalë të Lipjanit.
Pas koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka sekuestruar një armë zjarri, municion dhe prova të tjera.
Personi i dyshuar, M.A, 43 vjeç, është dërguar në mbajtje për veprat penale të vrasjes në tentativë, mbajtjes së armëve pa leje, dhe veprime të tjera të paligjshme lidhur me armët dhe materialet plasëse./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...