Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari S.A 31 vjeçar sipas policisë, dyshohet se më 28 prill të vitit të kaluar kishte kryer vjedhje të gjësendeve në një shtëpi, shkruan arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake- departamenti për krime të rënda në Gjilan më datë: 23.03.2022 kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S. A. (1991) me vendbanim në Gjilan me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më datë: 28.04.2021 “Vjedhje e rëndë”. Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme”, bënë të ditur policia.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998).
“I dyshimti Sh. I. është arrestuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Po ashtu ndaj të dyshuarit S. A. ngritet kallëzim penal “Blerje e sendeve të vjedhura”:, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...