Me datën 11.02.2020, rreth orës 19:50, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’.
Sipas viktimës dy (2) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe i kanë grabitur të holla nga arka dhe nga xhepi i viktimës.
Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari:
• B. S. i lindur me 1995 m/k/sh
Ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. /arbresh.info/
Reali ndihmon me 1 milion euro të prekurit nga vërshimet në ...
Koreja e Veriut: Raketa e re që testuam ishte Hwasong-19
Vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish- Gërmia/ Rama: Do ta...
Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllok...
Në dy raste të ndara policia gjobit tre persona në Ferizaj
Veliaj ndan pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar