Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprat penale ” Hyrje në Sistem Kompjuterik dhe Ngacmim”.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës i dyshuari me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve ka arritur të marr në posedim llogari të viktimave në rrjete sociale dhe pastaj përmes këtyre llogarive iu ka dërguar linqe miqve të viktimave duke kërkuar që të “klikojnë dhe të ndihmojnë të fitojnë një çmim në një lojë shpërblyese”. Linqet e dërguara nga personi i dyshuar kanë qenë të maskuara si të vërteta por që kanë përmbajtur virus kompjuterik, në momentin që viktimat kanë klikuar linkun janë drejtuar në një faqe të re në dukje si rrjeti social e cila gjithashtu ka qenë e maskuar si aplikacion i njërës nga bankat në Kosovë, respektivisht faqe e rrejshme.
Në këtë moment, viktimat i kanë shkruar të dhënat e llogarive të tyre (e-mailin dhe fjalëkalimin) dhe posa kanë provuar të qasen të dhënat e qasjes i kanë shkuar të dyshuarit i cili pastaj ka hyrë në llogaritë e viktimave dhe i ka ndërruar të dhënat e sigurisë me qëllim që viktimat të mos mund të qasen në llogaritë e tyre.
Pasi ka arritur të siguroj fotografi dhe video personale të viktimave, i dyshuari ka filluar të komunikoj në rrjet social me viktimat dhe të afërmit e viktimave duke iu dërguar atyre edhe foto dhe video.
I dyshuari gjithashtu ka kërkuar edhe favore të ndryshme nga viktimat si dhe i ka ngacmuar dhe shantazhuar në vazhdimësi.
I dyshuari i arrestuar është:
– B.Th, 1999
Janë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:
– Një kompjuter llaptop;
– Dy telefona mobil;
– Një USB memorje;
Me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Këshilla për përdorim të sigurt të internetit
Marrë parasysh se shumica e qytetarëve në vendin tonë, përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë, e përdorin internetin, ekzistojnë rreziqe dhe kërcënime të ndryshme në internet ku qytetarët bien apo mund të bien viktimë e krimeve kibernetike apo krimeve që mundësohen të kryhen përmes internetit. Një nga rreziqet dhe kërcënimet është edhe mënyra e cekur më lart e cila është mjaft e shpeshtë. Fatkeqësisht, në shumë raste dëmi, qoftë material apo psikologjik, është mjaft i madh dhe pothuajse i pakthyeshëm.
Me qëllim që të minimizojmë këto rreziqe dhe kërcënime në internet, që qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të internetit.
Në vijim janë disa rekomandime të cilat ndihmojnë përdoruesit e internetit në mbrojtjen prej kërcënimeve nga interneti:
– Para se të klikoni në ndonjë link, verifikoni me kujdes linqet që i pranoni në rrjete sociale (mesenxher);
– Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos hapni dokumente të dyshimta!
– Shmangni lojërat shpërblyese në internet apo “ndihmën duke klikuar” në kërkesat e ndonjë miku për të fituar ndonjë shpërblim në lojëra në internet; Verifikoni paraprakisht me miqtë nëse ata u kanë dërguar apo jo linkun.
– Verifikoni me kujdes e-mail-at që pranoni dhe mos iu përgjigjni e-mail-ave të dyshimtë!
Gjithashtu, meqenëse kemi raste kur bizneset bien viktimë e mashtrimeve dhe falsifikimeve të ndryshme kompjuterike, u bëjmë apel edhe bizneseve që të shtojnë kujdesin gjatë komunikimit dhe transaksioneve financiare përmes internetit. Verifikoni xhirollogaritë bankare dhe të dhënat tjera të partnerit biznesor dhe binduni se transaksioni financiar është duke u bërë në adresën e duhur.
Ndër tjera, u bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjeve online.
– Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve etj.).
– Kujdes të shtuar gjatë dhënies së donacioneve online, verifikoni disa herë nëse iniciativa është ligjore dhe legjitime dhe se kush qëndron prapa tyre.
– Kujdes maksimal kur jepni të dhëna personale dhe bankare në internet!/arbresh.info
Rama ndan albumin e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...