Policia e Kosovës me datë 22.08.2022, konkretisht zyrtarë nga njësitë policore nga Stacioni Policor për Mbikqyrje të Pikës Kufitare – Vërmicë gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, rreth orës 01:10 në zonën tek bregu i liqenit në Vërmicë kanë identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.
Gjatë vëzhgimit të terenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Republikës së Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policor të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë.
Pas ndalimit të të dyshuarit tek i njëjti është realizuar një kontroll me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar :
• 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë,
• 1 telefon i tipit IXON.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njesitet relevante.
Poashtu është njoftuar edhe Prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit janë inicuar rastet “Kontrabandim me migrant”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ” si dhe “kalim ilegal i kufirit”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...