Arrestohet një person i dyshuar për “Prezantim të rremë”

22:45 | 23 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Prezantim i rremë”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Arbresh.info.

Në njoftim të policisë, thuhet se janë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Arrestimi i të dyshuarit, është bërë  mbi dyshime të  bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë  në linjë emergjente që ka tentuar  ti vë në lajthim policinë  duke u lajmëruar  rrejshëm si ankues,  po ashtu  është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme