Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Prezantim i rremë”.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Në njoftim të policisë, thuhet se janë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ti vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, po ashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...
Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillim...
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin
Princi Harry dhe Meghan Markle blenë një shtëpi në Europë