Patrulla policore e Stacionit Policor në Malishevë, derisa ishin duke patrulluar në fshatin Carrallukë-Malishevë, kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Pas identifikimit të lokacionit ku kishte ndodhur rasti është arritur të arrestohet i dyshuari B. H., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2006) i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit ZORAKI M906-B, një karikator dhe dy gëzhoja fisheku të kalibrit 7.65. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...