Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësite të stacionit Veriu, në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje, transmeton arbresh.info.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku viktimës femër derisa po ecte në rrugën e sipërshënuar me forcë i është grabitur çanta e krahut ( në të kishte dy telefona, një orë dore si dhe gjëra të tjera personale).
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i dyshuar, është M. K mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në vendngjarje.
Ndaj tij janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./arbresh.info/
PDK thërret konferencë për media
Arrestohen 15 persona për trafikim të klandestinës në Tiranë
Shmanget fatkeqësia, gurë mbi trasenë hekurudhore Prishtinë-...
Fillon sezoni i ngrohjes në Prishtinë, Rama: Ky rrjet ngrohj...
Sveçla: Inteligjenca artificiale mjet i fuqishëm në luftimin...
Mbappe akuzon ashpër PSG-në për lajme të rreme – përgjigjet ...