Sot më 12.01.2024, rreth orës 01:55, gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, Policia e Kosovës gjatë realizmit të detyrave të tyre në Pikën e Kalimit Kufitar – Jarinje, ka arrestuar një person me inicialet V.O cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’.
Komunikata e plotë e policisë:
Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre në Pikën e Kalimit Kufitar-Jarinje në dalje, sot më 12.01.2024, rreth orës 01:55, gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, është hasur personin V.O., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’.
Policia me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit).
Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu).
Po ashtu, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...