Google ADS

Arrestohet një person i cili po kontrabandonte birra, mish, verëra e shumëçka tjetër nga Serbia drejt Kosovës

10:23 | 2 Nëntor 2021
A Z

Një rast i kontrabandimit me mallra është hetuar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se gjatë vëzhgimit kanë vërejtur një automjet të dyshimtë kombi, ku më pas është kuptuar se i njëjti duke iu shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia teksa kishte ngarkuar mallra të ndryshme për kontrabandim.

M.J, po bënte kontrabandim të mallrave të shumta si birra, lëngje të gazuara, mish dhe sheqer.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Muçibabë-Lipovicë, Gjilan 02.11.2021 06:30, Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. së Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. së Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (Kombi) të cilin Policia e kanë ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovic, pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer një pako (10 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të dërgohet për vlerësim në Doganën e Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare./arbresh.info/

Të ngjashme