Arrestohet një person, falsifikonte teste Covid19 me llogo të një laboratori

09:44 | 10 Shtator 2021
arbresh.info

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka falsifikuar testet Covid-19 me llogo të një laboratori.

Policia po ashtu ka konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani dhe dëshmi të tjerat.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Pejë.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/MASHTRIM

Pejë, 09.09.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie  ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme