Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka lëshuar teste të falsifikuara të Covid-19.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë , sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sipas policisë janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar .
“Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, njofton policia .
Me vendim të Prokurorit ndaj tij është iniciuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...