Google ADS

Arrestohet një i mitur në Obiliq, për armëmbajtje pa leje

10:00 | 12 Mars 2022
V. S.

Është arrestuar një i mitur në Obiliq, për armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme