Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”

23:52 | 18 Dhjetor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicës Veri një të mitur për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është kryer mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, se më 27 nëntor 2024, në një biznes privat, ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

“Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme