Google ADS

Arrestohet një i dyshuar për vepër penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”

16:14 | 22 Gusht 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me datë 06.10.2017, ndaj një personi të dyshuar R.Q. (me origjinë-shtetas Shqiptar).Personi i lartë cekur (me iniciale) dyshohet se ka deponuar dokumente të rreme në Ambasadën e Kosovës në një shtet tjetër.Këto dokumente që dyshohen si të falsifikuara (Certifikatë të lindjes) i ka dorëzuar me qëllim të prezantimit si dokumente origjinale, duke sjellë në lajthim organet kompetente, në zyrën e regjistrit civil në Prishtinë, dhe duke arritur që të pajiset me numër personal dhe më pastaj me dokumentacione të Kosovës, transmeton arbresh.info.

Më këto veprime i dyshuari (R.Q.) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Legalizim i përmbajtjes së rreme” neni 403 i KPRK-së (kodi i vjetër).Bazuar në hetimet e zhvilluara nga hetuesit rajonal të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë dhe në koordinim me Prokurorinë, Gjyqtarja e rastit lëshon Urdhër arrest për personin (R.Q.) pasi në fazën e hetimeve i njëjti ishte i pa arritshëm për Policinë dhe Prokurorinë.Sot me datë 22.08.2021 personi i dyshuar (R.Q.) në tentimin për të fluturuar në shtetin tjetër nga aeroporti i Prishtinës është ndaluar nga Policia Kufitare e Kosovës dhe më pastaj i njëjti i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Hetuesit pasi pranuan personin e dyshuar/kërkuar, në konsultë me Prokurorin Kujdestar dhe me Gjyqtaren kujdestare, u rekomanduan që personi i dyshuar të shkojë në mbajtje.I dyshuari (R.Q.) me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme