Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjHRKEK)-Gjilan, pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin e provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se i dyshuari: B.A. viti i lindjes 1957, mashkull kosovar, ishte përfshirë në veprën penale ‘fajde’.
Dyshohet se një person kishte marrë nga i dyshuari një shumë prej 55,000.00 €. Ai kishte arritur t’ia kthente 58,000.00 € të dyshuarit, ndërsa i dyshuari në formë të interesit-kamatës ka kërkuar nga viktima edhe 40,000.00 € të tjera që do të thotë se fitimi jo-proporcional është në vlerë prej 43,000.00 euro.
Në kuadër të veprimeve hetimore të kombinuara, sot më 21.05.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë zbatuar masat e fshehta dhe teknike ‘simulimi i veprës penale’, ku i dyshuari nga viktima ka pranuar edhe 5,000.00 (pesë mijë) euro.
I dyshuari, pas pranimit të parave bazuar në simulimin e veprës penale, është ndaluar nga hetuesit policor të NJHRKEK-Gjilan, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar paratë që janë përdorur për simulim të veprës penale (5,000.00 euro).
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës (caktuar sipas detyrës zyrtare) dhe pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës , i njëjti është ndaluar për 48 orë./arbresh.info
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’