Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot me datën 15 shtator, rreth orës 01:00, ka pranuar informatën se në marketin e njërave nga pompat e benzinës në Mitrovicë, është kryer një grabitje.
Nga informacionet e para të siguruara thuhej që grabitja ishte kryer nga një person i maskuar me maskën anti-covid dhe doreza, nën kërcenim të armës, ku nga arka ka grabit një shumë të hollash prej 200 euro, dhe ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur, transmeton arbresh.info
Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitet policore në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe hetimeve rajonale, në bashkërendim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, ku pas 9 orë hetimi në bazë të informacioneve të pranuara kanë arritur ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë të dyshuarin, dhe me urdhër të gjyqtarit të Procedurës paraprake, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia, dhe njëkohësisht është arritur të arrestohet personi i dyshuar B.B., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale grabitje.
Në cilësi të provave materiale tek te i dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë (lodër), ku njëra prej tyre është përdorur për të kryer grabitjen.
Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj ti është inicuar rasti “Grabitje”./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...