Arrestohet një grua, sulmoi seksualisht një burrë dhe i vodhi para

10:09 | 17 Qershor 2022
E.H

Të enjten, në Fushë Kosovë është arrestuar një grua pasi ka sulmuar seksualisht një person mashkull, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, e dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 16.06.2022 – 15:43. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme