Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga fshati Loxhë i Pejës, nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’.
Sipas policisë, dyshohet se e dyshuara e lartcekur, gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre, shkruan Arbresh.info
Lidhur me rastin gjatë bastisjes janë sekuestruar provat si në vijim:
Një laptop,
Një vulë,
Disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ),
Një telefon.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet se gjatë punës hetimore janë identifikuar dhe intervistuar disa persona si palë të mashtruara dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30,000.00 euro (tridhjetë mijë euro).
“Në lidhje me rastin e dyshuara është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të saj mbrojtës, më pas me vendim të prokurorit kompetent të njëjtës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, vijon njoftimi./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...