Google ADS

Arrestohet një grua, në çantë iu gjetën mbi 4 mijë euro të falsifikuara

22:40 | 6 Prill 2023
E.H

Një grua është arrestuar sot pasi ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Siç njofton policia, në çantën e të dyshuarës me iniciale N.B., janë gjetur dhe konfiskuar 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok, përcjell Arbresh.info.

“Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Falsifikim i parasë: Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme