Një burrë është arrestuar në Mitrovicën e Jugut pasi që pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, ia ka mbyllur derën e shtëpisë duke mos i lënë atë dhe fëmijët të futen brenda, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Jugu 02.02.2024, 14:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele