Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, të dyshuar për keqpërdorim të besimit.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, kemi zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit, (tani më të dyshuarit) (B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.”, thuhet tutje.
I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me Aktvendim të prokurorit PTH-Gjilan është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë.
“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartë cekur kanë kryer vepra penale:
• “Keqpërdorim i Besimit” , neni 330 KPRK-së.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë