Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut.
“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës me datën 19.10.2022 ka arrestuar të dyshuarin E. B. Mashkull/Boshnjak i cili është shoqëruar në Polici”, bëhet e ditur në njoftim.
Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut.
Pas intervistimit të palës në prezencë të avokatit, prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin