Policia e Kosovës ka arrestuar një person, A.A 50 vjeçar nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
“Policia Rajonale – Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Vitisë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh), në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm 30 prill 2022, mbi dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në bazë të informatave operative, dhe me urdhëresë të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës Paraprake është realizu kontroll një lokal në qytetin e Vitisë për ‘Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të këtij lokali janë gjetur dhe konfiskuar 1291 copë të çipave për këtë veprimtari, 4 parë letra (Karta) bixhozi si dhe 955 Euro para të gatshme.
Gjatë kontrollimit të lokalit janë takuar edhe shtatë persona të tjerë që gjendeshin në lokal, të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari A.A.(1972)të ndalet në mbajtje për 48 orë , i dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...