Arrestohet një 47 vjeçar në Skenderaj, dyshohet se vodhi një kositëse bari

21:53 | 8 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestaur një 47 vjeçar  të dyshuar pë vjedhjen e një kositse me motor për prerjen e barit në fshatin Runikë.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 6 maj, shkruan Arbresh.info.

“Arrestimi i të dyshuarit m/k/sh., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 06 maj 2024, në fshatin Runikë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një kositse me motor për prerjen e barit, e cila ishte raportuar e vjedhur nga ana e ankuesit.”, thuhet tutje.

Policia bën të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme