Arrestohet një 34 vjeçar në Prizren, kërkohej për detyrim dhe mashtrim

11:04 | 10 Korrik 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një 34 vjeçar ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhërarrest.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera, shkruan Arbresh.info.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme