Google ADS

Arrestohet një 34-vjeçar, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

19:29 | 25 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 34-vjeçar i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, shkruan Arbresh.info.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Arrestimi i të dyshuarit; K. K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti”, thuhet në njoftim.”, njofton policia.

Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë”./Arbresh.info/

Të ngjashme