Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, si i dyshuar për fajde.
Përmes njoftimit për media, policia bëri të ditur se arrestimi i tij ndodhi të hënën.
“Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale “Fajde” nga neni 331 dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 të KPRK-së.”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...