Dje rreth orës 22:00 në stacionin policorë të Janjevës është raportuar për një rast kanosje.
Pas veprimeve të menjëhershme të Policisë së Kosovës, sot është arrestuar një person me iniciale Q.G., 32 vjeçar dhe i janë sekuestruar një armë zjarri dhe 48 copë fishek.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri, Revole, si dhe 48 copë fishekë”, potencoi Ahmeti në fund./arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...