Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një 21 vjeçar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci tha se personi në fjalë u dërgua në vuajtje të dënimit prej një viti.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që policia stacionit Veriu ndërmori sot në orët e mëngjesit, arriti të arrestojë personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra