Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar në Mitrovicën e Jugut pasiqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ““vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur mëngjesin e sotëm, shrkuan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Në orët e mëngjesit të sotëm, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”. Reagimit i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit M. A., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...