Policia e Kosovës ka arrestuar një 18 vjeçar në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Sipas njoftimit, më 28 shkurt rreth orës 23:00 policia ka pranuar një informacion se në një lokal, në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’’ në Ferizaj, një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 euro dhe ishte larguar me veturë në drejtim të panjohur, shkruan Abresh.info.
Policia bën të ditur se të dyshuarit, pas identifikimit i janë gjetur edhe pesë kartëmonedha nga 50 euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar.
“Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal, në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’’ në Ferizaj, një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej pesëdhjetë (50) euro dhe ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.”, njofton policia.
“Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Pas një pune intensive në terren, grumbullimit të informacioneve dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë automjetin Golf VI dhe të dyshuarin A.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilin në ora 01:30 të datës 29.02.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa i janë gjetur edhe pesë (5) kartëmonedha me nga pesëdhjetë (50) euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë nga policia.
Ndërkaq rasti është cilësuar si “Falsifikim i parasë”./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend