Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për veprat ’lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pronës’, shtetasin shqiptar Kosovar A.Q. lindur në vitin 1978, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat e cituara më lartë.
“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë së rajonit të Pejës.
Tutje policia njofton se hetuesit policor janë duke punuar lidhur me rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit ndaj viktimave zyrtar të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.
Vlenë të ceket që si pasojë e incidentit viktimës së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.
Të gjitha veprimet hetimore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor