Arrestohet në natën e Vitit të Ri, rrëzoi vëllain shkallëve pas fjalosjes

15:17 | 1 Janar 2022
L G

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30, ka arrestuar një person, ku pas një fjalosje më vëllain e tij, i njëjti e ka shtyrë atë drejt shkallëve të shtëpisë.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar”, njofton policia.

I dyshuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme