Një person është arrestuar, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në raportin 24-orësht të Policisë së Kosovës bëhet e ditur rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:30, në Mitrovicë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raport thuhet se pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Hoxhë Hasan Tahsini, Mitrovicë 05.09.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.7 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...