Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi që i njëjti tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë ku u gjet drogë në veri të vendit më 23 maj të vitit 2022.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Është arrestuar. S’ka pasur të drejtë ta lëshojë Kosovën dhe pas konsultimit me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Elshani.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 shtator ia caktoi masën e dorëzanisë, pas propozimit të Prokurorisë Speciale.
Nedeljkoviq dyshohej për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info/
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...
Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjyk...
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi ndaj tre terroristëv...
Drejtoresha e shkollës në Prishtinë lajmëron nxënësin në pol...
Lajçakut me këshilltarin e Scholz-it flasin për dialogun Kos...