Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim për rrëmbim.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte për 48 orë, përcjell Arbresh.info.
“Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.
“Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...