Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar, transmeton arbresh.info.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë . Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/
Vendosen grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë
48 orët e para të Ilir Metës në qeli, kush e ka takuar?
Ukraina u bën thirrje ushtarëve të Koresë së Veriut që të do...
Kokainë dhe kanabis në automjet, kapet në Morinë shtetasi bu...
Rama: Bujtina e parë në Bashaj po tërheq gjithnjë e më shumë...
Dodiku takohet me Putinin në Kazan