Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar, transmeton arbresh.info.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë . Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/
Rama: Përfundojnë punimet për aksin që përshkon Kamzën drejt...
Dita Nacionale e Austrisë, Haradinaj: Mike e fuqishme dhe e ...
Haçkaj: Elementët e procesit të votimit të diasporës, të mir...
Ambasada e Kosovës në Itali pret delegacionin e Mbrojtjes, f...
Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar “rritjen e populls...
Fuqitë botërore i mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin