Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për rastin e vrasjes së bashkëshortes, Liridonës

Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të Arbresh.info I njëjti dyshohet për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit. Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.