Arrestohet mërgimtari pasi i ofroi para policit të mos i shkruaj dënimin

12:52 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar në mërkurën në Vitomericë nën dyshimin e dhënies së ryshfetit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari boshnjak shtetas i huaj i ka ofruar policisë para për të mos i shqiptuar dënimin, shkruan arbresh.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Boshnjak shtetas i huaj pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tiketë për një kundërvajtje në trafik  i ka ofruar para zyrtarit policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme